Anëtarësimi në OBT: Një mundësi për diplomaci ekonomike dhe integrim ekonomik

18:37 | 13 Shtator 2024
anetaresimi-ne-obt:-nje-mundesi-per-diplomaci-ekonomike-dhe-integrim-ekonomik

Hashim Deshishku, është afaristi i vetëm nga Kosova që merr pjesë në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës, dhe takon Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard.

Bizneset kosovare po bëjnë përpjekje për të krijuar treg edhe jashtë Kosovës, si dhe lidhje me bizneset botërore, për t’i tërhequr ato që të investojnë në Kosovë, thonë përfaqësuesit e bizneseve në vend.

Hashim Deshishku, nga korporata Lesna dhe njeherit Nënkryetar i Lidhjes së Bizneseve, thotë se gjatë këtyre ditëve, si përfaqësues i bizneseve të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës, ku me bashkëpunëtor kanë shqyrtuar mundësitë e avancimit të ekonomisë së Kosovës.

“Ne aty patëm rastin që të takohemi me nivelet e larta të udhëheqësisë së OBT, institucioneve të ndryshëm, ministra dhe udheheqës të vendeve që janë anëtare. Kemi pasur rastin të takohemi me Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard.  Në bashkëbisedim me znj. Ellard, e informuam atë për arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tregtisë. Po ashtu kemi zhvilluar takime më oda ekonomike dhe takime me mbi 15 përfaqësues shteteve të ndryshme, ku kemi biseduar rreth mundësisë së avancimit të ekonomisë së Kosovës nëpër tregjet e ndryshme të botës, por edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Eshtë koha që duhet të lobojmë dhe të insistojmë që të jemi pjesë e atij mekanizmi, sepse përfitimet janë të mëdha nëse ne jemi aty”, thotë Deshishku.

“Unë mendoj se duhet të bëjmë çmos rreth anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë”, ka thënë tutje Deshishku.

Sipas afaristit Deshishku, gjatë bisedave më përfaqësues të ndryshme, ata kanë biseduar për mundesit që ofron Republika e Kosovës, që lidhet edhe me interesimin e kompanive të mëdha botërore për të investuar në Kosovë.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës po përpiqet që të gjejë mundësi të reja të komunikimit me organizatat e ndryshme në tërë botën. Për të promovuar prodhimet vendore dhe sektorin privat të Republikës së Kosovës, njëherit për te lobuar në aspektin e të sjellurit investime në Kosovë. Në kuadër të kësaj, ne kemi bërë marrëveshje këto ditë me oda ekonomike dhe institucione të ndryshme, mbrenda dhe jashtë vendit e sidomos më odat e shteteve të evropës, me mundësi që bizneset e Kosovës të komunikojnë dhe të gjejnë tregje atje”, deklaron Hashim Deshishku./Front Online/

Komento: