Anëtari i AAK-së thotë se marrëveshja me Serbinë nuk mund të arrihet pa LDK-në

19:16 | 11 March 2019

Anton Berisha, Zëvendësministër i AAK-së ka thënë se marrëveshja me Serbinë nuk mund të arrihet pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Berisha, që është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se ky proces nuk mund të ketë epilog pa partinë që drejton Isa Mustafa.

“Pa LDK-në është pothuajse e pamundur arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Roli i LDK-së është i rëndësishëm. Kush nuk e mendon këtë, nuk e mendon realitetin e formimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha.

“Nuk mund të bëjmë shtet duke i mbyllur sytë para fakteve. LDK-ja duhet me qenë në proces, kjo është e paevitueshme, sepse nuk kemi betejë në mes vete, por me Serbinë dhe agresivitetin e saj. LDK nuk ka nevojë t’i kërkojë askujt leje. LDK-ja gjithsesi të jetë pjesë e procesit”.

Kurse për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë, ai ka thënë se kjo mund të ndodhë kur opozita t’i bëjë 61 vota.

Komento: