Anëtari i LDK-së i reagon deputetit të VV-së: Mefail hipokriti, prej cilës banesë e ke shkru statusin për mish e meze

12:14 | 11 Korrik 2024
anetari-i-ldk-se-i-reagon-deputetit-te-vv-se:-mefail-hipokriti,-prej-ciles-banese-e-ke-shkru-statusin-per-mish-e-meze

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se ata që s’janë gëzuar se Kosova ka siguruar bukën për sivjet, duket se janë mësuar me mish e meze.

Guri e ka quajtur hipokrit deputetin e VV-së dhe e ka pyetur se nga cila banesë e ka shkruar statusin, meqë në deklarimin e pasurisë Bajqinovcit i figurojnë dy banesa dhe një shtëpi.

“Mefail hipokriti, prej cilës banesë e ke shkru këtë status, prej te parës a të dytës a ndoshta prej shtëpisë së vikendit, se zakonisht te këto shtëpitë e vikendit shkon mishi me meze!

HIPOKRITA!”, ka shkruar Guri

Komento: