Anëtari i PE-së ka një kërkesë për zyrtarët kosovarë

21:31 | 20 Mars 2020

Anëtari i Parlamentit Evropian ka bërë një kërkesë për zyrtarët kosovarë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, u ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovës që të qëndrojnë të bashkuar në ato që i ka cilësuar si kohëra të vështira, për të mundësuar funksionimin e qeverisë në vend të prodhimit të krizës politike.

Sipas tij, ata duhet të veprojnë së bashku për të tejkaluar vështirësitë, për hir të koronavirusit, të cilin e ka cilësuar armik të përbashkët.

Deklaratat e tij vijnë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Komento: