
Anëtari i VV-së kritikoi Avdullah Hotin, Tërmkolli u përfshi në këtë debat.
Hysamedin Feraj, zyrtar i Vetëvendosjes, postoi një shkrim kushtuar Avdullah Hotit, duke i kërkuar shpjegime pse duhet ndihma e Richard Grenellit.
“Tani Hoti po na thotë se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, ka shkruar Feraj, në reagimin në FB.
Ky zyrtar i VV’së e ka analizuar gjuhën e Hotit duke e klasifikuar se është kundër traditës rugoviane.
“Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore. Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Ndaj këtyre shkrimeve reagoi anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli.
Ajo shprehet se, “Ky historiani e paska shpallë SHBA-në armike të shqiptarëve dhe të Kosovës, të lirisë e pavarësisë së saj. Sipas tij, ambasadori amerikan, z. Grenell qenka mik i Serbisë dhe përfaqësues i interesave të saj, për më tepër qenka për kthimin e Serbisë në Kosovë e rrjedhimisht në këtë linjë qenka edhe zv. Kryeministri Hoti”.
Ky është shkrimi i plotë i saj:
