
Arta Nitaj është tani një emër shumë i përfolur nga publiku dhe mediat rozë.
Ajo u bë fillimisht e njohur si aktore në rolin e saj të ‘Xhesikës’ në serialin ‘O sa mirë’, përcjell ORAinfo.
Arta është bërë edhe anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, por ka bërë të ditur se nuk do të merret me politikë.
Tashmë Artën e ndjekin mbi 180 mijë fansa në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo vazhdimisht paraqitet madje edhe me poza të “nxehta”.
Së fundmi aktorja ka pozuar duke vënë në pah format trupore, e që ka marrë vëmendjen e fansave.
Kujtojmë se pak ditë më parë ajo mori vëmendje me paraqitjet e saj nga Dubai. /ORAinfo/

