Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është e prekur me koronavirus.
“Rezultati i testit të sotëm ka dalur negativ dhe testimet e mëtutjeshme do të bëhen gjatë ditëve të ardhshme,” i tha një zëdhënës i Kancelarisë CNN.
Të dielën, një zëdhënës për Merkel tha që kancelarja do të vetë-karantinohet pasi ra në kontakt me një doktor që rezultoi pozitiv.
Tutje, zëdhdënësi bëri me dije se asaj do i bëhen teste të vazhdueshme.