Angela Merkel del nga karantina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Angela Merkel del nga karantina

14:20 | 03 Prill 2020

Merkel kthehet në punë pas vetizolimit nga koronavirusi.

Angela Merkel i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është rikthyer të punojë në kancelari.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është rikthyer të punojë në kancelari, thotë zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Merkel hyri në karantinë dy javë më parë pasi ajo ra në kontakt me një mjek që më vonë u testua pozitivisht ndaj koronavirusit, transmeton lajmi.

Testi i saj i tretë për virusin u kthye negativ, tha një zëdhënës qeveritar për CNN të hënën, pas dy testeve të mëparshme që ishin gjithashtu negativë.

Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pritet të dalë nga izolimi pasi testoi pozitivisht për Covid-19 javën e kaluar.

Komento: