Angela Merkel në zi, humb jetën nëna e saj

23:27 | 10 April 2019

Nëna e e kancelares gjermane Angela Merkel ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Siç raportojnë mediat e huaja, vdekjen e nënës së kancelares gjermane e ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Theksohet në raportim se Herlind Kasner vdiq në fillim të muajit.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011.

Komento: