Lirohen masat, anglezët i rikthehen furishëm darkave nëpër restorante.
Darkat britanike të hënën u kthyen sërish me të madhe nëpër restorante, ditën e parë që nga janari kur u hapën për shërbim në ambiente të hapura pas lehtësimit të masave antiCOVID, deklaruan nga zyra për statistika kombëtare atje.
Rezervimet e restoranteve në 12 prill ishin 97 përqind të nivelit të tyre në të njëjtën ditë më 2019, para pandemisë, sipas shifrave të buruara nga kompania e rezervimeve Open Table.