Anglia e mund lehtësishtë Iranin

16:25 | 21 November 2022

Anglia e deklason Iranin, fillon me goleadë Botërorin.

Anglia e ka deklasuar Iranin në ndeshjen e parë të Botërorit duke e mundur atë me rezultat 6-2. Jude Bellingham (35’), Saka (43’, 62) , Sterling (45+1), Rashford (71’) dhe Grealish (90’) shënuan për Tre Luanët kurse për Iranin shënoi Medih Taremi (65’, 90+10’)

Anglia e ka deklasuar sot Iranin në Doha të Katarit duke e filluar shumë mirë Botërorin 2022.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte në minutën e tetë me anë të Harry Maguire që goditi topin me kokë pas një harkimi të Harry Kane.

Irani u detyrua që të bëjë një zëvendësim të detyruar pasi që portieri i tyre, Alireza Beiranvand u lëndua pas një përplaje me një bashkëlojtarë të tij.

Maguire përsëri rrezikoi për Anglinë në minutën e 33-të ku goditi shtyllën.

Goli i parë për Anglinë erdhi në minutën e 35-të. Luke Shaw bëri një krosim të bukur në zonë ku gjeti Bellingham që shënoi gol të bukur me kokë, të parin të tij në një Botëror.

Anglia do të vazhdonte sulmet dhe erdhi të goli i dytë në minutën e 43-të.

Maguire pasoi të Bakayo Saka që shënoi gol duke goditur topin në të majtën e tij.

Pa u bërë tre minuta Anglia shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe i saktë për të shënuar ishte Raheem Sterling që shënoi pasi u asistua nga Kane.

Pjesa e dytë filloi përsëri më mirë për Anglinë, që sulmonin vazhdimisht portën kundërshtare.

Stërling pasoi shumë mirë të sulmuesi i Arsenalit, Saka që edhe njëherë finalizoi mjeshtërisht për ta shënuar golin e tij të dytë personal në minutën e 62-të.

Irani u ngal në lojë dhe arriti që ta ngushtojë epërsinë në 4-1.

Ishte sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi që bëri një finalizim të mirë në minutën e 71-të pasi mori një pasim të mirë nga Gholizadeh.

Anglia do të shënonte gol përsëri dhe realizator ishte sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford. Sulmuesi i Djajve të Kuq u shërbye mirë nga Kane dhe finalizoi aksionin në minutën e 71-të.

Kur po mendohej që Anglia do të përfundonte me këtë rezultat ndeshjen, krejt në fund të ndeshjes shënoi Grealish pasi që mori një top të mirë nga Wilson.

Ndërkaq, Irani shënoi në minutën e fundit të shtesës 10 për rezultat 6-2 dhe gol shënoi përsëri Taremi.

Kështu Anglia e nis mirë këtë Botëror me fitore të thellë, një fitore e njëjtë si ajo në Rusia 2018 ku Anglia kishte fituar me rezultat 6-1 kundër Panamasë.

Komento: