Anglia i përgjigjet thirrjes së Zelenskyt për ushtarët që duan të luftojnë për Ukrainën

13:34 | 27 Shkurt 2022

Mbretëria e Bashkuar i është përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se nëse qytetarët e Anglisë zgjedhin individualisht të shkojnë në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën, ata do t’i mbështeste “nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, shkruan BBC.

Më parë, Britania e Madhe ka ndjekur penalisht njerëzit që udhëtonin në Lindjen e Mesme për të luftuar për ose kundër IS.

Komento: