Anglia fiton bindshëm ndaj Uellsit dhe vazhdon tutje si lider.
Anglia e ka mposhtur me lehtësi Uellsin (3-0) në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.
Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Ahmed bin Ali, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër, edhe pse Tre Luanët ishin në situatë më të mirë.
Sidoqoftë, të zgjedhurit e Gareth Southgate nuk lejuan asnjë befasi dhe e siguruan kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin B.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa pak minuta brenda pjesës së dytë, Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin (50’).
Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, pranoi një top nga Harry Kane dhe e dyfishoi epërsinë (52’).
Edhe një tjetër gol në këtë takim e realizoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford (58’), asistues ishte Kalvin Phillips.
Në tri ndeshjet grupore, Anglia ka arkëtuar shtatë pikë dhe kualifikohet në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror si lider i Grupit B, derisa Uellsi mbetet në fund me vetëm një pikë.