Anglia fiton pastër ndaj Ukrainës.
Anglia ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas fitores ndaj Italisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Gareth Southgate sonte mposhtën Ukrainën.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” përfundoi me rezultatin 2:0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Harry Kane shënoi fillimisht në minutën e 37-të, kurse Bukay Saka në minutën e 40-të.
Anglia prin në Grupin C me gjashtë pikë, kurse Ukraina ndodhet në pozitën e fundit (5) dhe pa pikë. Ukrainasit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje kualifikuese.
“Tre Luanët” ndeshjen e radhës e luajnë në udhëtim kundër Maltës, kurse Ukraina i shkon Maqedonisë së Veriut.
Ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Euro 2024” do të zhvillohen në muajin qershor.