Anija turistike përfshihet nga flakët në Karaburun

08:28 | 29 July 2019

Mëngjesin e sotëm një anije është djegur në bregdetin e Vlorës.

Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit.

Një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen.

Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.

Komento: