Anita me kërkesë të papritur për Ganinë

22:52 | 10 Nëntor 2023

Anita, kërkon nga banorët ta demaskojnë Gani Gërminë.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur për lojën e Gani Gërmisë në shtëpinë më të madhe në vend.

Ajo sonte në ‘Prime’ ka thënë Ganiu po kërkon falje shpesh dhe se nëse bëhet kjo shpesh, në një moment më nuk ka kuptim.

“Ganiu e ka një përparësi pas çdo ofendimi kërkon falje,falja është hyjënore dhe këtu jam dakord. Nëse kërkim faljet i kalojnë limitet më nuk janë kërkim falje hynore, bastardohen”.

“Kurse juve, banorëve të tjerë ju ngelet nëse e keni vetëm për qëllim që ta demaskoni Ganiun dhe ta nxirrni Ganiun, e vërtetë atë që ju e proklamoni gjatë tërë kohës”, ka thënë Haradinaj.

Komento: