Dashuria e tezes Anitë është e pakushtëzuar.
Tezja është një figurë që i jep dashuri pa fund nipit/mbesës, përkedhelje dhe siguri për një kohë te gjatë, dhe nga ana tjetër, edhe për tezen kjo marrëdhënie përfshin emocione të jashtëzakonshme.
Emocione të tilla përjeton çdo ditë Anita Muçaj-Haradinaj, por në ditën kur nipi i saj David feston datëlindjen, duket se këto emocione shumëzohen.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Anita ka uruar djalin e deputetit Daut Haradinaj dhe bashkëshortes së tij Lola.
“David O jetë!!! Gëzuar Ditelindja! Perveq se ti do jesh gjithmonë mes nesh duke m’kujtuar që engjujt ekzistojnë, dua poashtu o shpirt i shpirtit tim të t’them që mua do më kesh gjithmonë para, pas, anash e sa herë e kurdo herë që ti do kesh nevojë duke u munduar që jeta jote të jetë ashtu siç ti e meriton! Gëzuar o dritë e bardhë!!!”, ka shkruar Anita.