Anita sot feston ditëlindjen, por pse nuk e uroi Ramushi

16:18 | 12 Tetor 2019

Sot ka festë në shtëpinë e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.

Kjo pasi që, bashkëshortja e tij Anita feston ditëlindjen e 39-të. Moderatorja e njohur sot i mbush 39 vjet, shkruan rtv21.tv.

Anita Muçaj –Haradinaj është njëra ndër moderatoret më të njohura, e cila i prezanton lajmet qendrore në televizionin publik.

Me këtë rast Anita ka pranuar urime nga familjarët dhe shoqëria e saj në rrjetet sociale, por jo edhe nga Ramushi.

Anita me Ramushin është martuar 15 vjet më parë, nga kjo martesë, çifti së bashku kanë dy djemë dhe një vajzë.

Komento: