
A e keni parë gruan e Ramushit duke ushtruar kickbox?
Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinajt, Anita është ndër gratë më të pëlqyera të politikanëve.
Moderatorja Anita Muçaj-Haradinaj krahas angazhimeve tjera, duket se ka gjetur kohë edhe për sport. Ajo së fundmi ka ushtruar kickbox me trajnerin e njohur Agon Halitin, shkruan rtv21.
Videon nga ushtrimet, Anita e ka publikuar në instagram për 41 mijë ndjekësit e saj.
Ramush Haradinaj është i martuar prej vitesh me Anita Muçaj-Haradinajn dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.
