Ankandi i parë solar prej 100 MW, Kurti: Kosova u vendos në hartën e investimeve në Evropë

14:38 | 23 November 2024
ankandi-i-pare-solar-prej-100-mw,-kurti:-kosova-u-vendos-ne-harten-e-investimeve-ne-evrope

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW, ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i ekzekutivit ka thënë se tanimë kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC-së e USAID-it, transmeton Klankosova.tv.

“Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.  Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID.  Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, ka shkruar Kurti.

 

Komento: