Ankesa e çuditshme: Qytetarit pas vaksinimit i ‘kapen’ paratë e hekurti si magnet në trup

23:27 | 25 Maj 2021

Familjarit i tij që mori vaksinën po i “kapen” paratë e hekurit si me magnet

Një kosovar ka shprehur një shqetësim aspak të zakonshëm për një familjar të tij që është vaksinuar për COVID-19.

Ai në grupin “Network Prishtina” ka thënë se paratë e hekurit po i kapen në vendin ku është vaksinuar, sikurse aty të kishte ndonjë magnet.

“Përshëndetje grupi. A ka mundësi dikush me ma shpjeguar per një familjar si eshte vaksinuar per Covid paret e hekurit po i kapen ne vendin ku eshte vaksinuar si me patën magnet”, ka shkruar ai.

Kjo është marrë me shaka nga anëtarët e tjerë të grupit, mirëpo që i njëjti ka pretenduar se ky është shqetësim real, duke i ftuar ata ta testojnë këtë që thotë me dikë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Komento: