Erë e pluhur në Obiliq, e kjo ka bërë që qytetarët të kenë ankesa të shumta.
Qytetarët janë ankuar se edhe sot vije një erë e rënd në qytetin e Obiliqit.
Ata kanë dërguar edhe një fotografi ku shihet pluhuri që del nga termocentralet e KEK-ut dhe vazhdon drejt Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Ajri i ndotur nga një përzierje e tymit, pluhurit dhe hirit, ka një erë të rëndë që e ngacmon frymëmarrjen.
Obiliqi është 10 kilometra në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.