I ndalohet pensioni invalidor, ankohet 39-vjeçari me aftësi të kufizuara.
Gjendja e tij shëndetësore ia pamundëson të mbajë një vend pune.
Studenti kosovar zbulon një metodë për të ulur sheqerin në 4.1
Pyetja e Valon Sylës: Pse Memli Krasniqi frikësohet nga ardhja e Fatmir Li…
E pikërisht për këtë, Avdulla Deda nga Kaçaniku tash e disa vite merr pension invalidor me të cilin thotë se e mban familjen e tij.
E një njoftim që i erdhi nga Zyra e Pensioneve në Ferizaj i bëri me dije që në janar të këtij viti shumën prej 100 eurosh nuk do e marrë më.
Deda e sheh të paarsyshme paraqitjen në këtë komision që Ministria e Punës dhe Transfereve.
Ai flet edhe për vështirësitë që ia ka shkaktuar ndalimi i pensionit.
Nga Ministria e Punës dhe Transfereve nuk sqaruan për televizionin nëse kanë pranuar ankesë nga Deda.
Ndërkaq, siç mësoi T7 komisioni për rivlerësimin e gjendjes shëndetësore të 39-vjeçarit do të mbahet gjatë muajit shkurt.