Daut Haradinaj ankohet: 4 orë pa rrymë në kryeqytet.
Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se sot në kryeqytet nuk ka pasur për katër orë energji elektrike.
Sipas tij dita e sotme shënon ditën e agregatave.
“Sot po duket që po fillojka dita e agregatave. 4 orë pa rrymë në Kryeqytet, në shumë zona as që dihet kur ndalet a kur vjen rryma. E pritet të jetë edhe më keq në ditët dhe javët në vijim. Total të pa papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.