Ankohet në polici nëna nga Prizreni se një burrë ia ka marr vajzën e mitur për të bashkëjetuar

11:10 | 11 Qershor 2021

Një nënë nga Prizreni ka raportuar në Polici se një person ia ka marrë vajzën e mitur dhe ia ka dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar.

Përmes raportit 24 oësh, Policia ka bërë me dije se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prizren, 09.06.2021 – 13:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe i kishte dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar. Me vend të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Komento: