
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, tha se ai nuk përfshiu “krimet kundër njerëzimit” dhe “të gjitha krimet kundër serbëve pas 20 qershorit 1999”.
Ai po ashtu u ankua se në aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së nuk janë përfshirë edhe pretendimet për “trafikim organesh” dhe “shtëpia e verdhë”.
“Gjykata nuk e trajtoi qëllimin e UÇK-së për luftën për një Kosovë të pavarur, që në vetvete është një krim i paprecedent”, tha ai.
Gjykata hodhi poshtë gjashtë pika të aktakuzës që kishin të bënin me krime kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u gjetën fajtorë për akuza për krime lufte. Mbrojtësit e tyre kanë paralajmëruar apelim të aktgjykimit. /REL