Ankohet Vuçiq: Po përballemi me paturpësinë e disa fuqive perëndimore.

16:32 | 21 December 2022

Vuçiq: Po përballemi me paturpësinë e disa fuqive perëndimore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po përballet me paturpësinë e disa fuqive perëndimore.

Sipas tij ato kërkojnë heqjen e barrikadave dhe kthimin e serbëve në institucione dhe shtoi se fillimisht Kosova duhet ta formojë Asociacionin, përcjell klankosova.

“Ne po përballemi me paturpësi të madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore. Ata thonë hiqeni barrikadat dhe kthehuni në institucione, së pari formoni Asociacionin, ky është detyrimi i parë sipas marrëveshjes së Brukselit”.

“Kur të kthejnë në një qoshe, nuk ke asgjë për të humbur. Ne duhet t’i zhvillojmë vendet tona, të luftojmë për popujt tanë. Ne do të mbrohemi me të katër duart”, citon kosovo-online të ketë thënë Vuçiq.

Komento: