Ankohet Vuçiq: S’jam i kënaqur që Amerika po e përkrah ushtrinë e Kosovës, por ata janë më të fortët

14:50 | 07 Dhjetor 2018

Me 14 dhjetor Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të drejtë kur thotë se Amerika mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë thotë se nuk është i kënaqur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, për çështjen e Ushtrisë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk jam i kënaqur me atë se çfarë ka thënë ambasadori amerikan. Por ata janë më të fortët”, ka thënë Vucic.

Sa i përket mbështetje së Amerikës për Kosovën, Vuçiq thotë se nuk është asgjë e re.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër, ne duhet ta mbrojmë veten”, ka thënë ai, shkruan ‘blic.rs’.

Këto deklarata të presidentit serb vijnë pas mbështetjes që SHBA-ja i ka thënë nismës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Komento: