Ankth në Real, Zidane bën gati listën e lojtarëve që do t’i largojë

21:50 | 23 Prill 2019

Zidane u ka bërë me dije lojtarëve.

Me të përfunduar sezoni, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kërkon të bëjnë ndryshime në skuadër.

Përveç përforcimeve që pritet t’i sjellë gjatë verës trajneri francez, pritet të largojë edhe disa prej futbollistëve që ka aktualisht, transmeton KTV.

Sipas mediave spanjolle Zidane u ka bërë me dije lojtarëve si, Llorente, Ceballos dhe Reguilon, që të gjejnë një skuadër të re.

Përveç këtyre lojtarëve, të ardhmen e sigurt te “Mbretërit” nuk e kanë as Varane dhe Toni Kroos që e kanë kërkuar largimin.

Komento: