Ante Rebiç pritet të largohet nga Milan, kjo është arsyeja

14:38 | 04 Mars 2020

AC Milan mund të mos jetë në gjendje të mbajë në ‘San Siro’ Ante Rebic.

Rebic ka shtatë gola në të gjitha garat tashmë në vitin 2020. Kjo ka çuar në spekulime se kuqezinjtë mund të përpiqen dhe të negociojnë nënshkrimin e tij të përhershëm.

Sidoqoftë, gjithçka ka ndryshuar tani. Një grindje publike mes Zvonimir Boban dhe drejtorit Ivan Gazidis duket se është e sigurt se do të rezultojë në largimin e kroatit i cili është bashkatdhetar i Rebic, përcjell ORAinfo.

Calciomercato raporton se e ardhmja e Rebic është një mister aktualisht.

Megjithëse ai arriti me hua dy-vjeçare nga Eintracht Frankfurt, por lamtumira e Boban do të thoshte se ai nuk është i sigurt për të qëndruar pas kësaj vere.

Prite të shihet se cila do të jetë stukrtuar e re e menaxhimit dhe trajneri (me shumë mundësi Ralf Rangnick) dëshiron të bëjnë me skuadrën e Milanit. /ORAinfo/

Komento: