Fauci thotë se SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar derisa janë duke u rritur rastet me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket menaxhimit të koronavirusit, derisa janë duke u shtuar rastet e reja me këtë virus dhe në mesin e personave që nuk janë të vaksinuar, ka deklaruar eksperti më i mirë shëndetësor atje.
Dr Anthony Fauci ka thënë se rastet e reja me variantin Delta të COVID-19 janë duke u shtuar shpejtë në zonat ku ka numër të vogël të të vaksinuarve kundër kësaj pandemie.
Ai tha se zyrtarët shëndetësorë janë duke e rishikuar mundësinë e rikthimit në përdorim të bartjes së maskës edhe për personat e vaksinuar, kjo si metodë për të frenuar rastet e reja.
Fauci deklaroi se ka janë duke biseduar edhe për mundësinë që të jepet edhe një dozë e vaksinës shtesë për të mos ndaluar imunizimin kundër COVID-19.
Më shumë se 162.7 milionë njerëz ose 49% e popullsisë janë vaksinuar me të dy dozat në SHBA, tregojnë të dhënat zyrtare, shkruan BBC.