Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

14:33 | 28 Mars 2024

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës.

Gjatë bastisjeve në këto lokacione, policia ka arrestuar disa persona të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili tha se janë konfiskuar edhe gjësende që do të jipen detaje pas që të përfundoj aksioni.

“Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë. Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha ai për Front Online.

 

 

 

Komento: