Antonio Cassano bën një analizë: Juventusi neveritës, një skuadër e turpshme

23:06 | 11 Nëntor 2022

Cassano: Juventusi neveritës, një skuadër e turpshme.

Antonio Cassano nuk është impresionuar fare me paraqitjen e Juventusit mbrëmë, ku ata fituan ndaj Hellas Veronas me rezultat 1-0

Bardhezinjtë arritën që të fitojnë 1-0 kundër Gialloblu në udhëtimin e tyre në Verona mbrëmë, duke fituar tri pikë falit golit të Moise Kean pasi kishin kaluar 60 minuta lojë. Massimiliano Allegri tani ka fituar pesë ndeshjet e fundit në ligë, duke filluar kështu që të tregojë konsistencë në rezultate pas fillimit të dobët të sezonit.

Duke folur në faqen e tij të Instagramit, Cassano ka folur për paraqitjen e Juventusit dhe fitoren e tyre kundër Hellas Veroni.

“Neveria vazhdon! Juventus i neveritshëm, fitorja në Verona pa bërë asnjë goditje në portë, është një turp i turpshëm dhe për këtë trajneri i tyre është i lumtur. Deri tani sezoni ka treguar qartë, unë nuk mendoj që Juventusi, që luajti me skuadrën e fundit në tabelë nuk arriti që të bënte një goditje në portë”.

Juventusi tani është në vendin e katër të Serie A pas 14 ndeshjeve, dy pikë më pak se Lazio dhe Milan që ndajnë vendin e dytë përkatësisht të tretë. Allegri do të jetë i lumtur pas gjashtë javëve pushim të Seria A, pasi që kjo do të thotë se atij do t’i kthehen në formacion dy yjet e tij kyç, Paul Pogba dhe Federico Chiesa .

Paraqitja e dobët e Zonjës së vjetër në Ligën e Kampionëve bën që ata të binë në Europa Ligë, e ku janë shortuar për të luajtur kundër Nantes në play-offin e shkurtit.

Komento: