Gennaro Gattuso do të largohet nga Milan pas përfundimit të këtij sezoni.
Drejtuesit e Milan janë në kërkim të një trajneri të ri për ta sjell në ‘San Siro’.
E ish-sulmuesi i Milanit nuk ka dyshim se kush do të jetë zëvendësuesi i Gattusos.
Ai thotë se ish-trajneri i Chelseas, Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Milanit nga sezoni i ardhshëm, përcjell ORAinfo.
“Conte nuk mund të shkojë në Inter sepse Spalletti do të mbetet, ai është duke bërë një punë të mirë dhe ai ka sjell ekipin në Ligën e Kampionëve, pra është trajner ideal për Interin. Conte mund të shkojë vetëm në Milano, të cilët duhet të ndryshojnë dhjetë lojtarë”, ka thënë Cassano në shfaqjen televizive Tiki Taka.
Ai beson se Conte shumë shpejt do të emërohet trajner i Milanit. /ORAinfo/