Antonio Conte bën këtë paralajmërim shumë të rëndësishëm

20:21 | 03 August 2020

Antonio Conte ka mohuar kontaktet me Juventusin.

Conte është njeriu në qendër të vëmendjes në Serie A gjatë këtyre ditëve.

Trajneri i Inter raportohet të ketë raporte të acaruara me drejtuesit e klubit të Inter, duke bërë që emri i tij të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’ pas vetëm një viti.

Madje, Conte thuhet të ketë kontaktuar me skuadrën e Juventus gjatë këtyre ditëve, por kundër këtyre zërave ai është përgjigjur duke kërcënuar edhe me akuzë (ndaj La Repubblica).

“Drejtuar artikullit të publikuar sot në Repubblica.it, unë mohoj të kem folur me Juventus dhe të kem pyetur nëse do të shkarkojnë Sarrin”, ka thënë Conte.

“Do të padis këdo që ka shkruar atë artikull dhe editorin në krye të gazetës”, ka shtuar trajneri.

“Jam i përkushtuar në një projekt tre vjeçar me Inter dhe siç kam bërë gjithmonë, unë do të punoj shumë dhe do të luftojë me gjithë forcën që të kem sukses në këtë projekt”, ishin fjalët e Conte.

Mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme se çfarë do të ndodh te skuadra e Inter, lidhur me stolin.

Komento: