Antonio Conte merr lajmin e rëndë, i lënohet transfer i madh

14:09 | 03 Gusht 2019

Antonio Conte ka marrë një lajm të keq.

Nuk kanë të mbaruar dëmtimet në fazën përgatitore të Interit.

Seancat e forta stërvitore që zhvillon Conte dhe stafi i tij në aspektin fizik dhe ato tekniko-taktik, në disa raste po bëhen edhe të papërballueshme nga futbollistët, sepse pas Politanos dhe Lazaros një tjetër futbollist zikaltër është dëmtuar.

Bëhet fjalë për Diego Godinin, lideri i prapavijës zikaltër i cili është bashkuar me skuadrën vetëm pak ditë më parë, ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitje siç e konfirmon vetë klubi i Interit në faqen zyrtare dhe analizat të cilave u është nënshtruar Godin kanë evidentuar se për t’u rikuperuar qendërmbrojtësit uruguian do të ketë nevojë për të paktën 2 javë pushim, dhe në fushë mund të rikthehet pas 3 javësh.

Gjendja e tij megjithatë do të vlerësohet javë pas jave, por me shumë gjasa Godin mund të mos jetë gati për ndeshjen e javës së parë të Serie A ndaj Lecces.

Komento: