Reagimi i parë i Antonio Contes pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.
Antonio Conte është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Tottenham Hotspur pas një viti e gjysmë qëndrim në Londër.
Trajneri italian kishte prishur raportet me drejtuesit e klubit dhe shkarkimi i tij nga drejtimi i Spurs duket i pashmangshëm.
Conte është rikthyer në Itali dhe ai ka folur për largimin e tij nga Spurs.
“Mbi të gjitha futbolli është pasion. Dua të falënderoj thellësisht të gjitha ata që ishin me mua në këtë rrugëtim me Spurs. I falënderoj të gjitha ata që e vlerësuan pasionin dhe mënyrën time intensive si trajner”.
“Një falënderim special për fansat që më mbështetën, nuk do t’i harroj kurrë momentin që më thërrisnin emrin në kor. Tashmë, udhëtimi përfundoi dhe dua t’iu uroj më të mirën për të ardhmen”, ka thënë Conte.
53-vjeçari qëndroi në krye të Spurs 76 ndeshje zyrtare ku mori 41 fitore, 12 barazime dhe 23 disfata.