A po kalon Antonio Conte tek Roma? Kësaj pyetje i është përgjigjur trajneri.
Trajneri italian është i papunë që nga sezoni i kaluar kur ndërpreu bashkëpunimin me Chelsean.
Që nga ajo kohë, është folur shumë për të ardhmen e tij, ku spekulohej se mund të marrë drejtimin e Interit, Milanit apo Romës.
Këta të fundit, tani duken më konkret, së paku kështu raportojnë mediet në Itali.
“Ne do të shohim, ne do të shohim”, është përgjigjur Conte në pyetjen e gazetarit të ‘laroma24’.
Kujtojmë se Conte në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A si trajner, te skuadra e Juventusit