Antonio Costa në turneun ballkanik, sot ndalet në Shqipëri – nesër vjen në Kosovë

09:20 | 02 Qershor 2026
antonio-costa-ne-turneun-ballkanik,-sot-ndalet-ne-shqiperi-–-neser-vjen-ne-kosove

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të turneut ballkanik sot do të ndalet Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.

Më pas ai do të vizitojë Shkupin, për t’u takuar me kryeministrin Mickoski.

Nesër, më 3 qershor, zyrtari i lartë evropian zbarkon në Kosovë.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”.

Pas Kosovës, ai e vazhdon vizitën në Serbi ku të enjten, më 4 qershor, do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeparlamentaren, Ana Bërnabiq dhe organizatat e shoqërisë civile.

Costa e përfundon turneun në Mal të Zi ku më 5 qershor do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tema qendrore e këtij samiti është “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Para nisjes së vizitës në rajon, zyrtari i lartë evropian ka dhënë një zotim konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor,

Ai ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Komento: