Antony Blinken: SHBA së shpejti do t’i quajë Suedinë e Finlandën aleate të NATO-s

20:11 | 08 Dhjetor 2022

Blinken: SHBA së shpejti do t’i quajë Suedinë e Finlandën aleate të NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu besimin e tij sot se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jenë në gjendje t’i quajnë Suedinë dhe Finlandën aleate të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, Blinken shtoi se shqetësimet e Turqisë në lidhje me hyrjen e këtyre dy vendeve në Aleancë po shqyrtohen gjithashtu.

Sekretari amerikan i Shtetit tha në konferencën për shtyp pas takimeve në Departamentin e Shtetit me kolegët suedezë dhe finladezë se këto dy vende tashmë janë duke u integruar në punën e Aleancës.

Komento: