Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin më të ri, Antony.
Përfaqësuesi brazilian i bashkohet kështu gjigantit britanik nga Ajaxi për 100 milionë euro.
Futbollisti ofanziv do ta presë marrjen e lejes së punës dhe më pas të jetë i gatshëm për ekipin e ri.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi deri më 2028.
Lojtari ofanziv i realizoi 8 gola dhe i bëri 4 asistime në sezonin e fundit në Eredivisie.
Ai nuk pritet të jetë në dispozicion për duelin e së enjtes ndaj Leicester Cityt, por trajneri Erik ten Hag shpreson ta ketë atë në dispozicion për përballjen e së dielës kundër Arsenalit.