Anulohen 42 ndeshje në Itali nga frika e Koronavirusit

09:34 | 22 Shkurt 2020

Frikë nga Koronavirusi, anulohen 42 ndeshje në Itali.

Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë.

Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme.

Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Koronavirus.

Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip.

Komento: