Anulohen ndeshjet e Serie A për shkakë të Koronavirusit

11:50 | 23 Shkurt 2020

Koronavirusi ka alarmuar gjithë italinë.

Nga ky alarm nuk ka shpëtuar as futbolli italian

Ndeshja e paraprë të zhvillohet sot Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria, nuk do të zhvillohen për shkakë të Koronavirusit, përcjell ORAinfo.

Ndryshe rasti i parë është regjistruar me Koronavirus në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për provat midis Lombardisë (47) dhe Veneto (16) rritet në 64. Deri më tani ka dy të vdekur.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme. /ORAinfo/

Komento: