Është anuluar dueli Fury-Usyk.
Meçi i shumë përfolur mes dy boksierëvë Tayson Fury dhe Oleksandr Usyk nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka konfirmuar promotori i bokserit ukrainas Usyk për medimumin britanik “Sky Sports”.
Sipas Alexander Krassyuk nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve për zhvillimin e këtij dueli.
Ballafaqimi mes Furyt dhe Usyk, ishte paraparë të zhvillohej në muajin prill dhe palët në parim kishin arritur marrëveshje që 70% të të hyrave t’i shkonin boksierit britanik dhe 30% të tjera atij ukrainas.
Por kjo ofertë nuk u pranua nga ekipi i Usyk dhe kështu ky meç pritet të zhvillohet në kushte tjera.
Ata bashkërisht i kanë katër tituj të peshave të rënda.