Po anulohet edhe një ngjarje shumë e madhe sportive.
CEO i Euroleague i ka propozuar 11 klubeve të cilat e përbëjnë komitetin ekzekutiv të kësaj lige, anulimin e garës në takimin që është mbajtur këtë mëngjes.
Sipas asaj që shkrun Marca, mbylljet e kufijve, kufizimet e shumta nga qeveritë e shteteve të ndryshme e kanë bërë shumë të vështirë rikthimin e kësaj gare.
Përpos kësaj një tjetër fakt shumë i rëndësishëm është edhe jo barazia në formën e disa skuadrave, për shkak se disa prej tyre janë lejuar nga shtetet e tyre të stërvisin e disa jo.
Anulimi i kësaj gare nuk ka ndodhur kurrë në 19 vitet e fundit, kur Euroleague luhet në këtë format.
Përveç Euroleague të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Eurocup, garë e cila me shumë gjasa do të anulohet.