Anulohet goli i dytë i Kosovës nga VAR-i.
Ka përfunduar pjesa e parë në mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Dardanët pas pjesës së parë janë në epërsi prej një goli, pasi Eli Dasas realizoi autogol në minutën e 36’.
Izraeli rrezikoi disa herë në fund të pjesës së parë, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.
Ndërkaq, një gol i dytë i Kosovës është anuluar nga VAR-i.