Anulohet konferenca në Bruksel, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Anulohet konferenca në Bruksel, kjo është arsyeja

15:57 | 17 Dhjetor 2018

Takimi mes Haradinajt dhe Mogerinit nuk ka përfunduar siç duhet.

Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian e ka anuluar konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas takimit në Këshillin e MSA-së.

Siç raportojnë gazetarët kosovarë në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takimin e MSA-së, e ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë, shkruan Gazetametro.net.

Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

E gazetarja e RTK-së, Xheraqina Tufina, e ka konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me Mogherinin e Hahnin.

Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës BE-ja vepron njëlloj pas takimit të Këshillit të MSA-së. Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE-ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.

Ndryshe, Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE-ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

Komento: