Anulohet ndeshja e Ligës së Evropës, kjo është arsyeja

15:58 | 27 Shkurt 2020

Është anuluar ndeshja e Ligës së Evropës për shkak të stuhisë që pritet të ndodhë.

Ndeshja e raundit të 32 më të mirave të Ligës së Evropës midis Red Bull Salzburg dhe Eintracht Frankfurt është shtyrë për shkak të një stuhie që pritet të arrijë në qytetin austriak.

Frankfurt kryesojnë 4-1 nga ndeshja e parë javën e kaluar dhe janë nisur përtej kufirit për të mbrojtur avantazhin e tyre të enjten në mbrëmje, por ndeshja tani është anuluar.

Të dy klubet konfirmuan lajmet në Twitter të enjten pasdite, duke cituar se stuhia po shkonte drejt Salzburgut dhe pritet të ketë erëra të forta.

Në komunikatë është konfirmuar se ndeshja do të riluhet sa më shpejtë që është e mundur.

Meqë raundi i ardhshëm do të luhet më 12 dhe 19 mars, kjo ndeshje me gjasë të madhe do të luhet mesjavën tjetër.

Komento: