Rritja e taksës ndaj karburanteve në Francë, e planifikuar për të filluar nga 1 janari i vitit që po vjen, u shfuqizua për krejt vitin 2019.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Tranzicionit Ekologjik, François de Rugy, sot në mbrëmje për ‘’BFM TV’’.
“Në këtë mënyrë nuk ka asnjë mashtrim. Para pak minutash zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Macron”, ka thënë ai, përcjell Atsh.
“Ai më tha se qytetarët besojnë se po i luhet një rreng duke i thënë se është pezulluar rritja e taksës së karburantit, por kjo gjë do të shihet më pas”, shtoi ministri gjatë një debati me “jelekët e verdhë”.