Holanda ka anuluar sezonin.
Liga e Holandës është e parë ndër ligat evropiane që ka vendosur ta anulojë sezonin.
Kampionëve të vitit të kaluar, Ajax, iu është mohuar titulli këtë sezon, edhe pse ishin në pozitën e parë në tabelë.
Vendimi i Eredivisie ishte që sezoni aktual të anulohet, duke mos pasur kampion, të rënë nga liga, as të promovuar.
Den Haag, RKC Ëaalëijk do të mbeten në Eredivisie, përkundër se ishin në fundin e tabelës.
Vendimi për anulimin e ligës u konfirmua pak pas deklaratës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, i cili tha se nuk do të ketë ndeshje deri në shtator.
Ajax do të shkojë drejt në fazën e fundit të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, kurse AZ Alkmaar starton nga raundi i dytë.
Feynoord luan në Ligën e Evropës, kurse PSV dhe Ëillem II do të shkojnë në raundin e tretë, respektivisht të dytë të kualifikueseve për Ligën e Evropës.
Vendimi është konfirmuar nga KNVB.